Zelenskij paralajmëron Rusinë: Nuk heqim dorë, do të përballesh me kundërshtim të ashpër!

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskij ka dërguar porosi ndaj pushtuesit të Ukrainës, Rusisë.

Nëpërmjet një paraqitje para publikut, ai tha se pushtuesi duhet ta dijë se do të përballet me kundërshtim të ashpër nga ukrainasit, dhe se këta të fundit, nuk do të heqin dorë nga ajo çfarë e tyre.

“Çdo pushtues duhet ta dijë: ata do të përballen me një kundërshtim të ashpër të ukrainasve dhe te mbajnë mend gjithmonë se ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, porositi Zelenskij, përcjell TV21.

Ndërkaq sot bëhen 8 ditë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.