Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot ka dalë me një paralajmërim të madh – se së shpejti do t’u thotë ukrainasve që dolën nga vendi për shkak të luftës, kthehuni në Ukrainë.
“Jam i sigurt se së shpejti do të arrijmë në gjendje që t’u themi njerëzve tanë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe të gjithë vendet e tjera. Kthehuni se nuk ka më kërcënim”, tha Zelenksi, transmeton TV21.
Ndërkaq sot është shpallur armëpushim në dy qytete të Ukrainës, kjo që të krijohen korridore të sigurta për dërgim të ndihmave humanitare.
