Zelenski: Për dy ditë rrëzuam 23 dronë

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e rregullt të natës drejtuar kombit njoftoi se në dy ditët e fundit forcat ukrainase kanë rrëzuar 23 dronë, duke shtuar se sulmet masive ruse ndaj termocentraleve nuk do ta thyejnë shpirtin e Ukrainës.

“Granatimet nuk do të na thyejnë. Dëgjimi i himnit kombëtar të armikut të vendit tonë është më i tmerrshëm se raketat armike në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira, tha Zelenski në video fjalimin, i cili këtë herë është filmuar jashtë, duke qëndruar në errësirë ​​pranë mbetjeve të dronit të rrëzuar.

Mediat britanike na kujtojnë se Rusia gjatë dy javëve të fundit ka lëshuar dhjetëra raketa dhe ka përdorur dronë kamikaze në rrjetin elektrik të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe mungesë të energjisë elektrike në një pjesë të madhe të vendit.

-“Pas sulmeve ruse në termocentralet, Kievit dhe katër rajoneve mund të duhet të ndërpresin furnizimin me energji elektrike më gjatë se sa ishte planifikuar, tha dje një zyrtar i lartë ukrainas.

Zelenski tha se Rusia deri më tani ka kryer më shumë se tetë mijë sulme ajrore dhe ka lëshuar 4,500 raketa.