Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri nuk e di numrin e saktë të zyrtarëve që janë shkarkuar dje në seancë Qeverisë.
I pyetur nga TV21, se nëse të njëjtëve do t’u jepet apanazhë, ka deklaruar se nëse kjo u takon me Ligj, sigurisht se do t’u jepet.
“Numrin e saktë të njerëzve që janë shkarkuar dje në Qeveri nuk e kam tash në mendje që t’ua them menjëherë. Pas konferencës do t’ju informoj me shkrim për këtë gjë. Sigurisht, me të gjithë ata do të veprohet në kuadër të ligjit, dhe nëse ju takon apanazhë, sigurisht se do t’u jepet”, deklaroi Zekiri.
Përndryshe, dje në seancë qeveritare është shkarkuar zëvendësdrejtori i ELEM-it, Fatmir Limani, ndërkaq në rend dite ka qenë edhe shkarkimi i Irfan Buçit, zëvendësdrejtorit të Doganave, por kjo pikë është tërhequr prapa.
