Zekiri: Arbër Ademi më shumë ishte i fokusuar në fushatë zgjedhore, se sa t’i zgjidhe problemet në arsim

TË FUNDIT

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus në TV21, thotë se ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi më shumë ishte i fokusuar në fushatë zgjedhore se sa t’i zgjidh problemet në arsim.

Muhamed Zekiri: “Kjo është sfidë jo vetëm për ne por për të gjithë rajonin. Është situatë  e re, duhet të kemi parasysh pasi disa muajt të vitit të kaluar shkollor u improvizua mësimi online, kishim Qeveri teknike, kishim periudhën parazgjedhore dhe disi në Ministrinë e Arsimit u neglizhua përgatitja ashtu si duhet për të qenë sa më mirë të përgatitur për të filluar vitin e ri shkollor”.

Agron Vrangalla: Për çfarë arsyesh u neglizhua?

Muhamed Zekiri: “Sepse ministri i atëhershëm ishte edhe kandidat për deputet, bartës liste besoj se më tepër i është përkushtuar fushatës se sa punës ku ishte ministër”.  

Zekiri: Arbër Ademi më shumë ishte i fokusuar në fushatë zgjedhore, se sa t’i zgjidhe problemet në arsim

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 30. September 2020