Zejdi demanton Grubin: Nuk kemi pasur ftesë për shtabe të regjistrimit

TË FUNDIT

Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejdi ka demantuar Artan Grubin ku thotë se kanë ftuar opozitën që të formojnë shtabe të përbashkëta për regjistrim.

Zejdi bën të ditur se ftesë nuk ka pasur nga askush nga BDI-ja.

“Në lidhje me temën e regjistrimit, nuk ka pasur asnjë ftesë nga personi në fjalë si dhe nga askush nga BDI-ja që të kemi shtabe për regjistrim, sepse po të kishte ftesë, do të kishte edhe përgjigje, e asnjëra nuk është”, tha për TV21, Zejdi.

Ka bërë të ditur, se me koordinatorin e grupit parlamentar takohet si me të gjithë koordinatorët tjerë.