Zehra e vogël arrin të shpëtojë nga gërmadhat nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

TË FUNDIT

Zehra e vogël është heroi i ditës pas goditjeve tragjike të tërmetit në Turqi. Ajo kaloi disa orë nën rrënoja dhe doli e gjallë me ndihmën e ekipeve të shpëtimit. Kjo është regjistruar në provincën Kahramanmaras e cila është më e prekura nga tërmeti i fortë në Turqi.

Turqia shpalli 12 ditë zie për shkak të fatkeqësisë së madhe, e cila preku edhe Sirinë. Në të dy vendet, viktimat dhe të plagosurit janë me mijëra dhe numri i tyre fatkeqësisht po rritet çdo orë.