Zëdhënësja: Parimi i “një Kine” është konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare

TË FUNDIT

Parimi i “një Kine” është konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare dhe normë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme kineze Mao Ning. 

“Tajvani nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë një vend. Nuk ka gjëra të tilla si ‘sovraniteti’ i tij,” u shpreh Mao në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin duke komentuar mbi një fjalim nga lideri i rajonit të Tajvanit Lai Ching-te të mbajtur po atë ditë. 

“Ndjekja e parimit të ‘një Kine’ dhe kundërshtimi i ‘pavarësisë së Tajvanit’  apo i ‘dy Kinave’ dhe i ‘një Kinë, një Tajvan’ është qëndrimi ynë i vendosur në trajtimin e marrëdhënieve të Tajvanit me të tjerët dhe pjesëmarrjen e tij në veprimtaritë ndërkombëtare,” shtoi zëdhënësja.