Zbulohet data e dasmës, Dua Lipa dhe Callum Turner drejt kurorëzimit në Palermo

TË FUNDIT

Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner, të fejuar që nga fundi i vitit 2024, raportohet se po planifikojnë dasmën e tyre në Palermo të Italisë në shtator.

Sipas mediave italiane, ceremonia pritet të zhvillohet mes 5 dhe 7 shtatorit, ndërsa për organizimin është angazhuar prej kohësh një organizatore dasmash në qytet. Raportohet se shumë të ftuar do të mbërrijnë me avionë privatë, duke e kthyer ngjarjen në një nga dasmat më të komentuara të vitit.

Dua Lipa e konfirmoi fejesën në një intervistë për “British Vogue”, duke thënë se vendimi për të ndërtuar një jetë së bashku është një ndjenjë e veçantë. Çifti thuhet se është lidhur në fillim të vitit 2024, ndërsa fejesa ka ndodhur gjatë Krishtlindjeve.

Artistja ka deklaruar se dasma do të vijë pas përfundimit të turneut të saj dhe angazhimeve të Callum Turner, ndërsa ka pranuar se ka filluar të mendojë edhe për fustanin e nusërisë.