Zana Zeqiri shkëlqen në Beograd, u nderua me çmimin prestigjioz “Best Styling Top Model Europe”

TË FUNDIT

Modelja nga Shkupi, Zana Zeqiri ka spikatur fuqishëm në skenën ndërkombëtare të modës, ku u nderua me çmimin prestigjioz “Best Styling Top Model Europe”, në një event të mbajtur në Beograd.

Me një paraqitje të paharrueshme dhe një stilim të frymëzuar nga krijimet e Jean Paul Gaultier, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të jurisë.

Gjatë mbrëmjes, Zana defiloi në sfilatat e kreatorëve të njohur Frosina Kulakova, Irina Tosheva dhe Suzana Periq, ku u veçua për profesionalizmin, prezencën e fortë në skenë dhe energjinë e saj karakteristike që e bën të dalluar në çdo paraqitje./TV21