Zajrr i madh në Petrovec

TË FUNDIT

Një zjarr i madh ka shpërthyer në malin afër Komunës së Petrovecit. Sipas informacioneve të TV21, është ndezur bari i thatë dhe po digjet mali, ndërkaq ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe në fshat.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video nga zjarr, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin të ndihmojnë, raporton TV21.

“Kjo është katastrof. Përveç që kërkojë reagim të shpejt, i lus qytetarët që të përfshihen në shuarjen e zjarrit”, shkruan në Facebook, deputeti Zeqir Ramçilloviq.

Ekipi i TV21 është në teren dhe presim më shumë informacione.