Zahir Tanin shef i ri i UNMIK-ut për Kosovë

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka emëruar shefin e ri të UNMIK-ut, Zahir Tanin, përkatësisht Përfaqësuesin e Afganistanit në Kombet e Bashkuara. Tanin do të marrë këtë pozitë duke filluar nga 31 gushti, kur do të zëvendësojë ish-shefin e UNMIK-ut Farid Zarif. Shefi i ri i UNMIK-ut u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Kabul. Ai u lind në vitin 1956, ndërsa është i martuar dhe ka dy fëmijë./21Media