Më 2 shtator do të zbulojmë nëse do të ketë 120 nënshkrime për mbështetjen e propozimit të GERB dhe nëse është “po”, atëherë do të ketë gatishmëri për të dhënë dorëheqjen, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë për BTV, Ekaterina Zaharieva.
“Nevoja për të thirrur Asamblenë e madhe kombëtare është debatuar me vite, por deri më tani askush nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke përfshirë edhe një numër partish politike që kanë zhvilluar fushata të tilla zgjedhore. Ne e bëmë këtë”, tha Zaharieva dhe bëri thirrje që të lexohet propozimi i GERB.
Partitë politike, të cilat zotohen për reforma të rëndësishme, t’i shpjegojnë njerëzve pse, kur ofrohet mundësia për reforma vërtet thelbësore, ata janë kundër saj. Kjo kushtetutë nuk do të miratohet nga ky Asambleja kombëtare, por thjesht do të votojë vendimin për mbledhjen e Asamblesë së madhe kombëtare, shtoi Zaharieva.
Ajo theksoi se propozimi për uljen e numrit të deputetëve në 120 është lëndë votimi.
Lidhur me komentin e mbrëmshëm të presidentit Rumen Radev nga Varna, i cili e quajti kryeministrin Bojko Borisov “absolutisht të paparashikueshëm” dhe kërkoi dorëheqjen e tij të menjëhershme, zëvendëskryeministrja Zaharieva tha se presidenti nuk po vepronte si president, por si udhëheqës i opozitës, raportoi BGNES. sn/
