Zaevi për taksën ekologjike: Nuk është rritje e madhe, por për një vit mblidhet fond prej 55 milionë euro

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev nuk heqë dorë nga rritja e taksës ekologjike.

Shprehet i habitur për paralajmërimin e opozitares VMRO-DPMNE se do të bllokojë këtë ligj.

Sqaron, se rritja prej 3.5 denarë, nuk është rritje e madhe, por nënkupton një fond të madh prej 55 milionë euro që do të mblidhet brenda një viti.

“VMRO-DPMNE-ja do të bllokojë? Pse kështu? Unë besoj se në Kuvend sipas Rregullores ka alternativa për të votuar “për” dhe “kundër” dhe besoj se do të gjenden mënyra që të vazhdojmë me politikat e rëndësishme për qytetarët, veçanërisht për këtë (taksën e gjelbër) që përmendet për momentin dhe që nënkupton shëndet për qytetarët. Nëse duam më shumë shëndet, ajër më të pastër, më tepër hapësira të gjelbra duhet t’i ndjekim politikat evropiane. Taksa e gjelbër që do të futet, vjen në kohën kur ne fusim 3.5 denarë taksë për derivatet e naftës apo fosile, në kohën kur shfuqizohen 3 denarë për akcizën e cila u fut kur çmimi i naftës ishte më i ulëti. Kështu që nuk kemi ndonjë rritje të madhe, por kemi një fond të madh i cili për një vit nënkupton jo më pak se 55 milionë euro”, tha Zaev në hapjen e Qendrës Rinore në Kumanovë, transmeton TV21.