Zaevi për kontestin me Bullgarinë: Udhëzuesi është dorëzuar në MPJ

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për kontestin me Bullgarinë dhe udhëzuesin për zbatimin në praktikë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ka njoftuar se i njëjti u është dhënë shërbimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbikëqyrje.

“Plani sot është shpërndarë për inspektim ndërmjet të gjithë shërbimeve profesionale të MPJ-së. Punohet për udhëzuesin, bashkëpunimin sektorial i cili duhet të verifikohet si marrëveshje që të mund të përgatisim edhe konferencën e ardhshme ndërqeveritare. Ai është shumë i rëndësishëm. Kur flet Bullgaria për kufijtë, flasim edhe ne”, tha Zaevi, duke shtuar se udhëzuesi është i dobishëm për të dy vendet dhe siguron realizimin më efikas të Marrëveshjes./TV21