Që kur u kthye aneksi për vaksinat kineze, kryeministri Zoran Zaev refuzonte të japë një datë të saktë për atë, se kur pritet të arrijnë vaksinat anti-Covid në vend.
Sot ai dha një premtim, duke premtuar se vaksinat pritet të arrijnë nga fundi i muajit mars.
“Deri në fund të marsit do t’i fitojmë 21 mijë dozat e “Pfizer”-it. Në kuartalin e dytë të vitit do të kemi sasi më të mëdha”, tha Zaevi nga Shtipi.
Nuk mendon se vonesa në vaksina është mosseriozitet i Qeverisë ndaj imunizimit të popullatës, pasi thotë se Maqedonia e Veriut është vend i vogël e ndërkaq ka mungesë të vaksinave në tërë botën./TV21
