Zaevi: Emërimi i Musliut është kompetencë e presidentit!

TË FUNDIT

Pas vrejtjeve të BDI-së për emërimin e Erolld Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim me të cilin zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se përzgjedhja është bërë në mungesë të informacioneve të duhura dhe jo me ndonjë qëllim të keq nga ana e presidenti. Por për këtë vendim të presidentit,  kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se presidenti din ndonjeherë të mos konsultojë për çështje të caktuara, ajo është kompetenc e tij, por beson se transparenca dhe e drejta e komentimit për raste të caktuara nga të gjitha partiti politike është e mirëseardhur.

“Presidenti din ndonjëherë të mos konsultojë për çështje të caktuara. Ato janë kompetencat e tij dhe është e drejtë e tij. Besoj se konsultimet do të vazhdojnë, për këtë dhe çështje të tjera. Presidenti i shtetit do të përgjigjet, unë nuk kam ambicie të përzihem në atë pjesë, e dini se jam i kujdesshëm. Ajo është kompetencë e tij, por besoj se transparenca dhe e drejta e komentimit për raste të caktuara nga të gjitha partitë politike është e mirëseardhur”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.