Zaev: ZTZHI shënon tremujor rekord me nivel më të lartë të aktiviteteve ekonomike

TË FUNDIT

ZTZHI shënoi tremujor rekord me nivel më të lartë të aktiviteteve ekonomike: Eksporti në tremujorin e dytë nga viti 2021 është 763 milionë euro, që është për 140 për qind më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2020, ndërsa për 7,12 për qind është rritur numri i vendeve të reja të punës në kompanitë-investitorë në ZTZHI, në krahasim me vitin 2020”, publikoi në profilin e tij në Facebook kryeministri Zoran Zaev.

“Presim që trendi i tillë të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshme, duke marrë parasysh në negociatat intensive për investime të reja nga kompanitë aktuale dhe të reja të huaja dhe nga vendi. Kemi krijuar koncept të ri të ekonomisë në vend, që bazohet në investime cilësore, të cilat sjellin përfitim për kompanitë, për shtetin dhe për qytetarët”, shkruan Zaev.