Negociatat me Bullgarinë do të vazhdojnë pas festave që të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura, paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev. Ai në intervistë MIA tha se pritet që së shpejti ministri Bujar Osmani dhe përfaqësuesi i veçantë, Vllado Buçkovski, të kenë takim me ministren Ekaterina Zaharieva. Theksoi se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për proceset evropiane, e as të jenë pjesë e kornizës negocuese.
“Dialog e jo konflikt krijojmë me Bullgarinë, qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për përdorim vendor dhe izolime të reja. Edhe ne edhe pala bullgare kemi obligim për qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të sigurojmë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane. Ne kemi përcaktim të qartë – i japim mundësi procesit dhe punojmë që të arrijmë deri te harmonizim i qëndrimeve sipas pozitave të përcaktuara nacionale maqedonase dhe në bazë të qëllimeve tona strategjike euro integruese”, potencoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Se Maqedonia vazhdon bashkëpunimin dhe avancon raportet me fqinjët dëshmohet edhe përmes nismës për bashkëpunim që doli nga ministri Bujar Osmani. Ai dërgoi letër deri te kolegët e tij në Bullgari dhe Shqipëri, Ekaterina Zaharieva dhe Olta Xhaçka për përafrim ekonomik – politik, të quajtur “Iniciativa 8”.
“Në bazë të qëllimit tonë për përshpejtim të projekteve infrastrukturore, energjetike dhe komunikacionit përgjatë Korridorit tetë, të ndërtojmë pëatformë politike e cila do të paraqesë forum plotësues për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, intensifikim të këmbimit politik, kulturor, të sigurisë ekonomike dhe shoqërore, që gjithsesi do të rezultojë edhe me përforcim të besimit ndërmjet popujve tanë”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
Bullgaria me veto për Maqedoninë bllokoi fillimin e negociatave aderuese me BE, ndërsa duke pasur parasysh se fqinji perëndimorë është në pako me vendin tonë, Unioni nuk i filloi negociatat as me Shqipërinë.
