Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një dalje për media ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë që do të fillojë më 5 shtator. Zaev nëpërmjet mediave u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë në Konkurisin për regjistrues rajonal i cili është i hapur deri më 25 gusht, pasi që procesi i regjistrimit të popullsisë është shumë i rëndësishëm për vendin, transmeton TV21.
“Apeloj deri te qytetarët të aplikojnë në ueb faqet (www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk). Është e rëndësishme pasi që pas 20 vitesh në vendin tonë zbatohet procesi i regjistrimit të popullsisë”, tha Zaev.
Kujtojmë që listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë të ndërlidhura me testimin janë të disponueshme në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx .
