Pa tender, procedurë dhe konkurrencë do të blihen vaksinat kundër virusit korona, nëse nuk gjendet mënyrë tjetër.
“Por besojmë se Ligji jep mundësi për situata të tilla specifike dhe ne si Qeveri presim nga Byroja për furnizime publike jo përgjigje – nuk mundet, por të jenë inovativ dhe si kjo mund të bëhet.” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
Në të kundërtën për këtë do të nevojitet ndryshim i Ligjit për furnizime publike i cili momentalisht nuk lejon një gjë të tillë.
“Nëse jo, Ministri i shëndetësisë së bashku me të financave dhe Sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë do të punojnë në plotësimin e nenit për furnizime publike me kovid kapitull për shkak të blerjes së vaksinave, barërave apo ngjashëm, që të ketë mundësi drejtpërdrejtë përmes negociatave, gjithashtu këtu është e vendosur edhe konkurrenca dhe transparenca, të mund më shpejtë të furnizohen gjërat e tilla.” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
Përveç sistemit kovax dhe negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave, Maqedonia shpreson edhe në ndihmën e Bullgarisë dhe Greqisë dhe për këtë tashmë janë siguruar mjete.
“Shteti përveç asaj që ka siguruar mjete në buxhetin e vet, edhe atë për 833 mijë vaksina, këtë vite në ri programin që kaloi para disa ditëve në Kuvend, vendosëm në mënyrë shtesë 1 milion euro t’i kemi që të paguhen tani insulinat, ndërsa të mbetet rezerva në vitin 2021 nga ai program 60 milion denarë për vaksina shtesë, për shkak se edhe fqinjët kur do të ofrojnë, me shumë gjasa do të duhet të paguajmë.” – deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Maqedonia ka paguar vaksina për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit kovax. Në mënyrë shtesë vendi ka aplikuar edhe për 800 mijë tjera përmes mekanizmit tjetër të BE. Për skladimin e vaksinave po blihen frigoriferë për të gjitha llojet e vaksinave.
