Kryeministri Zoran Zaev, ka reaguar pas fitores së përfaqësues së Maqedonisë në futboll ku e mundi Gjermaninë në terrenin e saj.
Ai tha, se sonte tërë Evropa pa se futbolli i Maqedonisë është evropian dhe botëror.
“Sonte tërë Evropa e pa se futbolli i Maqedonisë është evropian dhe botëror. Urime për luftëtarët tanë të cilët na sollën fitore të reja dhe lavde të reja. Kemi fitore mbi selektimin e Gjermanisë në kualifikim për Kampionatin Botëror në Katar 2022. Në këto momente të vështira, momentet e gëzimit dhe krenarisë të cilat na i sjellin përfaqësuesit e Maqedonisë, janë të nevojshme dhe të mirëseardhura në çdo shtëpi”, shkroi në profilin e tij në “Facebook”, Zaevi, përcjell TV21.
