Si pjesë e familjes së fuqishme të NATO-s, si pjesë e pashmangshme e mburojës mbrojtëse të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, Maqedonia e Veriut u bë faktor për stabilitet në rajon, eksportuese e sigurisë dhe vend në të cilin qytetarët dhe fëmijët kanë të ardhme të sigurt. Të gjithë ne, së bashku, me pamje përpara e sigurojmë të ardhmen e vendit, shkroi sot në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev me rastin e njëvjetorit të ratifikimit të Marrëveshjes veri-atlantike.
“Në ditën e sotme të vitit 2020, përbërjes së deputetëve në mandatin 2016-2020, i takoi nderi, në emër të të gjithë paraardhësve të tij në ulëset e deputetëve, në emër të të gjithë qytetarëve, ta ratifikojnë Marrëveshjen për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në shtizën para Parlamentit ishte ngritur flamuri i NATO-s i vendit të 30-të anëtar të NATOs-“, shkroi kryeministri.
Sipas kryeministrit, shumica demokratike arriti kthesë, kur për dy vite jo të plota pas 27 prillit të vitit 2017, në emër të Kuvendit përfaqësuesit e errësirës dhe dhunës politike, ata të cilët deshën fuqi për dobinë e tyre personale, me dhunë tentuan t’i ndalojnë fuqitë demokratike dhe progresive politike, të mbështetura nga shumica e madhe e qytetarëve.
“Me humbjen e atyre strukturave politike, kreatorë të shtetit ‘të robëruar’, dolëm nga kriza e thellë politike dhe shtetin e kthyem në rrugën në të cilën hapërojnë të gjitha shtetet e zhvilluara demokratike. Me atë u afirmua vullneti i shumicës së qytetarëve, që qëndruan prapa idesë për një shoqëri bashkëkohore, për republikë qytetare, demokratike, vend i mundësive për të gjithë qytetarët e vet”, shkroi Zaev në Fejsbuk.
