Personat që nuk flasin e nuk dëgjojnë vetë e përcaktojnë se si do t’i quajnë njerëzit në gjuhën e tyre. I pagëzojnë me dukjen e tyre ose në çfarë i karakterizon, duke zgjedhur shpesh pikat më të dobëta të një personi.
Marija Basheska-Stojanovska, përkthyese e gjuhës së shenjave para kamerës së TV21 tregoi se si janë pagëzuar disa prej fytyrave publike në vend.
Ajo thotë se shpesh ndihet në siklet kur duhet t’i përdorë këto emra që tregojnë karakteristika të personave të ndryshëm, por shton se vendimi është i vetë atyre që i përdorin.
“I pyes ata se si ta bëjmë këtë gjë kur dalim në ekran, kur i përkthejmë kandidatët presidencial ose kur jemi zyrtarisht në “Ditarin” në TVM ose kudo qoftë, nuk mundemi të luajmë me hundën, mënyrën e të ecurit, nuk mundemi ashtu si emërojmë politikanët sepse marr me mend se sikur ta dinin do të ofendoheshin, por personat që nuk dëgjojnë konsiderojnë kjo është puna e tyre, se ata ashtu e përjetojnë botën, dhe se kjo është materia e tyre gjuhësore në të cilën ne nuk kemi të drejtë të imponojmë zgjidhjet tona” u shpreh Marija Basheska-Stojanovska, përkthyese e gjuhës së shenjave.
Nevoja për shkurtesa të këtilla vjen për shkak të kohës së shkurtër që kanë personat që nuk dëgjojnë për t’i germëzuar emrat dhe mbiemrat.
PËRGATITI: BESIR ARIFI
