Zaev, Shekerinska dhe Shilegov sot pasdite në takim me zjarrfikësit e Shkupit

TË FUNDIT

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov informoi se sot pasdite do të kenë takim onllajn me kryeministrin Zoran Zaev, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe përfaqësues të sindikatave të Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit.

“Në planin e aksionit të Qeverisë është paraparë ndryshimi i Ligjit në qershor të vitit 2021. Ndërkohë, po tentojmë t’u ndihmojmë njerëzve të mos shkojnë nëpër procedura ligjore, ta përfshijmë procesin e mediacionit. Më shumë se aq as nuk mundemi, as, thjeshtë, është e pamundur të bëhet. Kështu që, e drejta e protestës është e drejtë e garantuar kushtetuese e atyre njerëzve, megjithatë atë që e kumtova atëherë mbetet në tërësi, po e përpunojmë atë moment”, tha Shilegov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për protestën e sotme të zjarrfikësve.

Zjarrfikësit edhe sot protestuan para zyres së kryetarit të Qytetit Petre Shilegov, duke kërkuar që Qyteti i Shkupit t’u paguajë shtesë të rrogës. Paralajmëruan se do të vazhdojnë të mbajnë proteste gjithnjë derisa nuk fillon t’u paguhet shtesa e rrogës. ab/