Zaev: Propozimet e Georgievskit janë të tijat! Linç ndaj Georgievskit, opinioni bullgar e mbron

TË FUNDIT

Menjëherë pasi që publikoi propozimet, unë bisedova me Georgievskin dhe i thashë se Qeveria ka qëndrim tërësisht tjetër. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në lidhje me propozimet skandaloze për zgjidhjen e kontestit bullgar të kryetarit të partisë VMRO Popullore, Lubço Georgievski, i cili është partner koalicioni me LSDM. Si do të ndikojë kjo në negociatat e mëtejshme me Sofjen zyrtare duke pasur parasysh se deklaratat e tilla në mënyrë të drejtpërdrejtë rrënojnë pozitat e Maqedonisë? Zaev shmangi të japë vlerësim, vetëm tha se negociatat do të vazhdojnë pas zgjedhjeve në Bullgari.

 “Unë që mbrëmë komunikova me z. Georgievski, kur lexova informacionin dhe në mënyrë logjike edhe ai konfirmoi se ky është qëndrim i tij personal. Shpjegova edhe një herë se nuk mundet të jetë qëndrim as i Qeverisë e as i koalicionit për shkak se janë të qarta qëndrimet tona se si janë të pozicionuara. Nuk do të doja të hyjë në mënyrë më të detajuar në pjesën e përgjigjeve për shkak të zgjedhjeve në Bullgari. Me të vërtetë nuk duhet përmes mediave të komentojmë, duhet të vazhdojnë bisedat përmes ministrive kompetente”, tha Zaev.

Një pjesë e mediave bullgare janë në mbrojtje të Georgievskit dhe në titujt e tyre shkruajnë se bëhet, siç thonë, masakër dhe linç ndaj Lubço Georgievskit.

Nga agjencia bullgare Bgnes komentojnë se janë të shokuar për shkak se propozimet e Georgievskit u pritën me  gjykime në Maqedoni.

 “Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni zhvillohet sulm i koordinuar dhe masiv kundër ish- kryeministrit maqedonas Lubço Georgievski, pasi që ai propozoi plan të tij për dalje nga rruga pa dalje në marrëdhëniet tona bilaterale. Shumica e mediave nuk e publikuan tekstin e shkurtër të propozimeve të tij por në vend të kësaj publikuan dhjetëra komentime, analiza dhe reagime të politikanëve, gazetarëve dhe analistëve  “të revoltuar”.

 “Lubço Georgievski si partner i koalicionit të Zaevit në Qeveri, bashkërisht dhe në mënyrë të koordinuar i bëjnë këto veprime. Pse, duhet të pyeten qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Gjorgjija Sajkoski – VMRO-DPMNE.

Propozimet skandaloze të cilat Georgievski i prezantoi ndërsa të cilat janë në favor të kërkesave për të cilat insiston Bullgaria e të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë i prekin çështjet e identitetit se Maqedonia duhet të japë garanci se do të heqë dorë nga minoriteti maqedonas në Bullgari. Njëkohësisht ai propozoi që kuvendi i Bullgarisë të miratojë deklaratë në të cilën do të shkruajë se gjuha dhe kombi maqedonas janë formuar pas vitit 1944.