Kryeministri Zoran Zaev është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Ka biseduar për debllokimin e procesit e nisjes së negociatave qasëse të Shkupit dhe Tiranës me Bashkimin Evropian.
Siç bëri të ditur Zaev, pritet formimi i Qeverisë politike dhe me këtë marrja e vendimit pozitiv nga ana e Bullgarisë.
“Jam takuar me presidentin Radev dhe kam biseduar. Mbetet shpresa se do të arrijnë subjektet politike të formojnë Qeveri, sepse Qeveria politike është e rëndësishme për miratimin e vendimeve. Siç njoftova, pas 17 qershorit, kthimit tonë nga Bullgari ku ne i adresuam të gjitha çështjet me rëndësi dhe e formuam udhërrëfyesin. Mendoj se pritshmëritë që të formohet Qeveri politike do të mund të ishte në favor të zhbllokimit të shpejtë të procesit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Personalisht, unë besoj edhe në hapat e lidershipit evropian të cilët duhet të tregohen në të gjitha shtetet dhe në Bullgari, nga ana e presidentit Radev. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të ndërmarrim veprime shtesë, pasi ne kemi ndërmarrë dhe realizuar gjithçka çfarë është obligim i yni, duke përpiluar edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Të gjithë së bashku mund të përqendrohemi në tezën se Bullgaria mund të sjellë vendim pozitiv dhe t’i japë gjasë zbatimit të mëtutjeshme të Marrëveshjes dhe Udhërrëfyesit“, tha Zaev, transmeton TV21.
Ka deklaruar se sa më shpejtë që do të ndodh kjo, është për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve.
“Kjo është mirë të ndodh sa më shpejtë, pasi është mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu njëjtë është mirë edhe për qytetarët e Bullgarisë të vazhdojmë të ndërtojmë miqësinë tonë, pasi ne jemi fqinjët e parë”, tha Zaev më tej.
Meqë në Bullgari duhet të mbahen zgjedhjet e treta parlamentare, Zaev nuk mendon se kjo do të hedhë në ujë edhe mundësinë që në dhjetor vendi të nisë negociatat.
“Pasi të formohet qeveria kjo do të mundësojë që në fund të dhjetorit, kur pritet të mbahet këshilli i ministrave, të sillet vendim gjatë kohës së kryesimit slloven”, tha Zaev./TV21
