Zaev pret që sonte të arrihet marrëveshja për pakon zgjedhore

TË FUNDIT

Partitë më të mëdha politike edhe kësaj radhe e pritën ditën e fundit që të arrijnë marrëveshje rreth paketës zgjedhore. Para rreth një jave, Zoran Zaevi deklaroi se do të ishte mirë që të gjendet zgjidhje para se afati të kalojë. “T’i definojmë zgjidhjet dhe të mos blejmë kohë, të ulemi një ditë më herët dhe këto çështje t’i zgjidhim, sepse ai i cili më 24 prill do të fitojë, duhet të ketë legjitimitet të plotë. Siç shihet, partitë nuk u ulën dhe nuk u morën vesh, por e pritën afatin e fundit”, vlerësoi Zaev më 1 tetor.

Gjatë paraqitjes së sotme para gazetarëve, lideri i opozitës maqedonase u shpreh shkurt për negociatat qe janë akoma në vijim.  „Gjithsesi se sot pres përfundim të vendimeve”, tha Zaev.

Grupi punues sot duhet t’i mbyllë çështjet më të rëndësishme, siç janë pastrimi i listës zgjedhore, votimi i diasporës dhe financimi i fushatave parazgjedhore.Eksperti belg, Vanhojte, para takimit shprehu pritshmëri se deri në mesnatë ose deri në orët e hershme të mëngjesit, do të arrihet marrëveshje.

 Aleksandra Smileska