Zaev pret që deri në fund të korrikut të përfundojë rikonstruimi i Qeverisë

TË FUNDIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot paralajmëroi  se javën e ardhshme do të vazhdojë me hapin e ardhshëm për rikonstruimin e Qeverisë. Zaev bëri të ditur se do të ketë ndryshime të zëvendësministrave dhe drejtorëve të institucioneve, por pret që deri në fund të korrikut të përfundoj i gjithë procesi i rikonstruimit.

Zaev theksoi se me ndërrimin e zëvendësministrave dhe drejtorëve në njësitë rajonale do të përfundojë rinkonstruimi i qeverisë.