Zaev pranon se ka ndarje në mes ministrave për heqjen e PCR testit me Kosovën

TË FUNDIT

Duhet të jemi të kujdesshëm edhe në aspektin ekonomik edhe në aspektin shëndetësor gjatë hapjes së  gjatë hapjes së kufijve pa PCR teste theksoi gjatë ditës së sotme kryeministri Zoran Zaev. Zaev pohoi se ministri Venko Filipçe në Qeveri ka informuar për debatet që po zhvillohen në nivel rajonal për hapje rajonale të kufijve, me të gjitha argumentet pro dhe kundër hapjes së kufijve dhe edhe autoritetet e ekonomisë i shpalosen argumentet për dëmet ekonomike që janë shkaktuar nga mbyllja e kufijve.

-U treguan përparësitë për hapjen e kufijve, mbi gjitha për aspektin ekonomik, por gjithsesi duke i hapur edhe çështjet problematike që mund të paraqiten për shkak të aspektit shëndetësorë,- deklaroi Zaev.

Zaev tha se për hapjen eventuale të kufijve do të vendos Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Në fund, ministri i Shëndetësisë do të përfundojë konsultimet me kolegët nga ministritë e shëndetësisë në rajon dhe në të gjithë rajonin, Komisioni Shëndetësorë do të merr vendimin përfundimtarë nëse duhet të hapen kufijtë, që të kalojmë pa PCR test ose me PCR test. Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente…do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”, theksoi Zaev.