Zaev për vizitë në Dojran – E ruajmë Liqenin, po rikonstruohet stacioni filtrues dhe po finalizohet diga Konsko

TË FUNDIT

Deri në vitin 2021 do të përgatisim masa për sanim dhe rikonstruim të kolektorit dhe stacionit filtrues në Dojran në vlerë prej 60 milionë denarë, ndërsa me finalizimin e ndërtimit ë digës Konsko do të sigurohet qarkullim me kohë i ujit në Liqenin e Dojranit, paralajmëroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Dojran.

Ai vlerësoi se është me rëndësi të ruhet eko-mjedisi në dhe rreth Liqenit, në mënyrë që të kemi zhvillim të turizmit në Dojran.

Zaev kontrolloi punët ndërtimore të qendrës shkencore edukative në Dojran, financuar nga BE-ja në vlerë prej pesë milionë eurove, si dhe të punëve ndërtimore për rregullim parteri dhe hortikulture të parkut të qytetit  në Dojran me sipërfaqe prej 35 mijë metrave katrorë dhe ndihmë financiare nga BE-ja dhe Banka botërore përmes Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale dhe Komunës së Dojranit.

“Projekti Eko shtet është shtylla e pestë e rëndësishme në programin e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” dhe dy vitet e para  të mandatit do t’i kushtohen gjelbërimit planor, por edhe intensiv të shtetit”, potencoi Zaev./MIA

error: Content is protected !!