Zaev për TV21: Nuk e kam dëgjuar audio-incizimin e ri

TË FUNDIT

Një audio regjistrim u shfaq dje në publik, në të cilin dyshohet se dëgjohet zëri i Kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksandar Verushevski, ku diskutohen tema të ndryshme, përfshirë ndryshimin e gjyqtarëve.

Ky është regjistrimi i plotë i bisedës që më parë u shfaq një në media.

TV21 kërkoi një mendim nga Kryeministri Zaev dhe ja çfarë u përgjigj ai:

“Nuk e kam dëgjuar regjistrimin e publikuar. Do të përpiqem të gjej kohë këto ditë dhe ta dëgjoj, dhe pastaj mund të flas. Përndryshe, është një bisedë nga 2016, me aq sa munda ta kuptoj,” tha Zaev për TV21.