Ajo që duhet të bëhet me dije është se nuk ka rrugë tjetër drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE. Mbesim të fokusuar tërësisht në atë rrugë. Absolutisht e dimë deri ku po bisedohet. Unë jam maqedonas, unë kam lindur maqedonas dhe kam lindur si maqedonas, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë në TV Telma.
“Ka gjëra për të cilat jo vetëm që nuk negociohet, por edhe nuk bisedohet. Unë shpresoj se miqve tanë, flas për miqtë, sepse populli bullgar është mik i popullit maqedonas dhe me këtë edhe Qeveria e tyre, presidenti, dhe madje edhe opozita duhet të dinë se e drejta për vetë-identitet, e drejta për vetëvendosje, e drejta për të gjuhë amtare e vet është e drejta e saj universale e garantuar nga marrëveshjet ndërkombëtare, të drejtat universale të njeriut dhe gjithçka”, tha kryeministri.
Thotë se e ndjen hidhërimin e qytetarëve dhe se konsiderohet i detyruar të hap shtigjet për të ndërtuar një miqësi të sinqertë, e cila, siç tha ai, duhet të jetë e ndërsjellë.
“Madje edhe për tango duhen dy persona. Dje iu drejtova me hidhërim, me siguri e patë edhe trishtimin në sytë e mi, në marrëdhënien time unë jam njeri, vërehet dhe kaq, por sot vazhdoj. Nuk ka ndryshe si. Ne vazhdojmë të bindim veten”, tha Zaev.
