ZAEV PËR “FSHESËN”: “TË PRESIM EDHE NDONJË DITË”

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk i komenton ndryshimet kuadrovike në kabineti qeveritar sepse bëhet fjalë për persona dhe qytetarë si të gjithë të tjerët. Ai shtoi se së shpejti kur do t’i ketë të gjitha emrat për ndryshime kuadrovike do t’i shpalosë.

“Unë thashë se kisha takim me z. Ahmeti, ky është njëri prej partnerëve të koalicionit me LSDM, prej të cilëve është formuar Qeveria. Unë si mandatar, para partnerëve të koalicionit duhet t’i prezantoj dobësitë e konstatuara për persona të caktuar, funksionarë, për të cilët mendoj t’i largoj. Pasi i sjell vendimet, do t’i prezantoj publikisht. Duhet të njoftohet ai që ka emëruar dikë për ndonjë funksion të caktuar, se ky person do të largohet. Siç do të largohen njerëz nga partia ime, ashtu do të largohen edhe njerëz të pavarur që janë pjesë e pushtetit ekzekutiv, për arsyet që i përmenda paraprakisht”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.