Kryeministri Zoran Zaev para gazetarëve komentoi edhe arrestimin e diplomatit maqedonas në Serbi. Zaev tha se ky diplomat ka qenë shumë aktiv në kohën e VMRO-DPMNE-së. Mes tjerash kryeministri tha se nuk duhet të shpallim askënd fajtor përderisa e njëjta nuk vërtetohet, transmeton TV21.
“E di që ky diplomat ka qenë aktiv në kohën e VMRO-DPMNE-së, në kohën e Antonio Milloshovskit dhe Nikolla Popovskit si ministra të Jashtëm. Atëherë ka qenë i emëruar në OSBE, në bazë të linjave të ndryshme. Por ja shohim se ka vazhduar punën. Nuk duhet që askënd ta shpallim fajtor, derisa e njëjta nuk vërtetohet. Por pasi ka fletarrest ndërkombëtarë, kjo do të thotë se një shtet tashmë ka lëshuar akt juridik, në këtë rast Armenia. Bëhet fjalë për një shtet që nuk e njohim aq mirë, nuk është dikush nga fqinjët, nuk i dimë detajet”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Minuta 7:05
