Kryeministri Zaev në konferencë për media foli edhe për raportin nga tragjedia në Spitalin modular në Tetovë. Tha se raporti nga ekspertët gjermanë pritet të arrijë për dy javë.
“Siç jam informuar, pas largimit të ekspertëve gjermanë, ka mundësi që raporti i tyre të mbërrijë për dy javë. E di që Prokuroria Publike po punon. Nuk mundem të them asgjë nga ekspertët gjermanë. Gjermania ofroi ndihmë. Presim që MPB të paraqesë raportin”, u shpreh Zaev.
