Zaev: Pas 17 viteve në pushtet koha është që BDI të kaloj në opozitë

TË FUNDIT

Kreu i LSDM-së Zoan Zaev në konferencë për media, në pyetje se a do ta përkrahin BDI-në për kryeministër shqiptar nëqoftëse fitojnë shumicën e votave shqiptare, Zaev tha se koha është që BDI të kaloj në opozitë. Ai shtoi se kjo që promovohet sot nga BDI-ja është vetëm koncept nacional populist.

“Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe BDI-ja. Qytetarët duhet t’i tërheqim si kandidatë, duke filluar nga unë dhe pastaj të gjithë të tjerët në politikë. VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja mbeten bashkë në opozitë dhe ata si BDI ndihmojnë me këtë narrativ që të kalojnë në opozitë. Vërtetë, pas 17 vitesh pozitë, është e shëndetshme për shtetin që BDI-ja të kalojë në opozitë por është e shëndetshme edhe për to sepse në opozitë partitë përmirësohen, reformohen, etj”, tha Zaev.