Në kuartalin e parë të viti 2019 rritja ekonomike arriti në 4.1 %. Kështu njoftoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para penisonistëve të Sfilatës republikane të këngëve dhe vallave të vitit 2019.
Zaev theksoi se kur ekonomia rritet mbi 4 % dhe arrin potencialin atëherë rriten edhe pensionit dhe kjo është korrekte. Zaev gjithashtu bëri të ditur se sot në mesditë në pres konferencë do të njoftojnë për BPV-në për kuartalin e parë të këtij është 4.1 % që nënkupton se do të ketë rritje dinamike të pensioneve nëse vazhdon ky trend kjo nënkupton se përkundër harmonizimit të rregullt me shpenzimet e jetesës do të ketë dimensionime serioze në rritjen e pensioneve sepse është rritur fuqia punëtore e përgjitshme, respektivisht nga viti 2018 deri në vitin 2019 janë punësuar 40 mijë persona.
