Zaev optimist "deri në qiell", vendimi për datë domethënës për vendin

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev beson fort se do të ketë vendim pozitiv për nisje të bisedimeve aderuese. Ai madje tha se beson deri në qiell se datë do të ketë. Nëse nuk ka, nuk duhet të rrezikohet parashikueshmëria, tha Kryeministri, duke shtuar se veç BE-së dhe NATO-S nuk ka alternativë tjetër për vendin. Zaev shtoi se në bazë të gjitha analizave që kanë bërë, nuk ekziston shtet kandidat që ka pritur marrje të datës, e që ka bërë më shumë se Maqedonia çfarë ka bërë në përparimin e reformave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Unë mbetem optimist. Nuk di nëse ka përfundime të reja. I di vetëm ato që ishin për përgatitura më parë në Koreper. Për ne është shumë domethënëse që të kemi vendim të pastër për nisje të bisedimeve. Njëkohësisht kemi mirëkuptim të plotë për nevojën e një metodologjie të re e cila shteteve do t’u japë shansë që me performancë më të mirë t’I përshpejtojnë proceset negociuese. Të gjithë ata që s’do të kenë performaca të suksesshme, ose do të kenë regres, të kthehen prapa. Ne nuk kemi problem me këto metodologji që nënkuptojnë edhe reforma në BE në askpetin e zgjerimit por edehe për ne si shtet të ri në prag të bisedimeve, vendim të cilin e presim, që do të japë shans të drejtë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.