Zaev nesër në Sofje, nuk ka de-bllokim, është mirë që Bullgaria ka dëshirë për bisedime

TË FUNDIT

Një ditë para vizitës së Kryeministrit Zoran Zaev, së bashku me zv.kryeministrin Dimitrov dhe ministrin Osmani në Sofje, Zaev mbetet në qëndrimin se nuk negociohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas, por se në tavolinë është propozimi portugez. Por nëse identiteti nuk është kusht, pse Bullgaria edhe më tej bllokon fillimin e negociatave me BE?

“Për shkak se Bullgaria mendon se nuk jemi mjaftueshëm efikas në implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, kërkojnë garanci konkrete, e shihni se kjo do të jetë dinamike. Është e drejta e tyre të thonë se duan realizim edhe më dinamik të kësaj marrëveshjeje. Edhe ne duam dhe nëse mundet që që nesër të lëshohet në përdorim hekurudha që lidh Kumanovën me kufirin bullgar”, deklaroi kryeministri Zaev.

Zaev mbetet në qëndrimin se problemi është në atë që Bullgaria ka Qeveri teknike. Thotë se propozimi i kryesimit portugez është zgjidhje reale për atë që duhet të mundohemi edhe ne edhe Bullgaria, por se nuk duhet të pritet që do të arrihet zgjidhje. Bullgaria ka dëshirë për bisedime dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë, shtoi kryeministri.

 “Nëse arrihet zgjidhje, shumë bukur, nëse nuk arrihet me siguri do të ketë hapërim pozitiv drejtë gjetjes së zgjidhjes menjëherë sa të formohet Qeveri politike. Më 6 tetor është caktuar  Këshill evropian për Ballkanin perëndimorë në Slloveni, gjatë kohës së kryesimit slloven. Kjo është mundësia e ardhshme, mundësia e parë është tani më 22 qershor kur është Këshilli për çështje të përgjithshme, ndërsa më 24 dhe 25 ka Këshill evropian”, shtoi kryeministri Zaev.

Deklaratave se nuk kontestohet gjuha dhe identiteti maqedonas iu ndërlidh edhe euro-deputeti Andrej Kovaçev, por megjithatë insiston se origjina e Maqedonisë është nga Bullgaria, i cili pohon se kanë qenë një popull.

 “Ne nuk ua kontestojmë identitetin dhe gjuhën e tanishme. Marrëveshja flet për historinë e përbashkët të dy popujve të tanishëm. Historia e përbashkët bullgare, e pandarë, e pa thurur, por e përbashkët e një etnosi të njëjtë në të kaluarën, fati i pafat dhe fuqitë e mëdha ashpër i ndanë në fillim të shekullit 20”, theksoi Andrej Kovaçev – eurodeputet i Bullgarisë.

Për vizitën e nesërme në Sofje të delegacionit të vendit tonë në krye me Zaevin, me koment të tij u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Ai pyet nëse po përgatitet tradhti të re kuartetit Zaev, Buçkovski, Osmani, Dimitrov.

 “Ky kuartet që shtetit i kushton shumë shtrenjtë do të udhëtojë në Sofje, ku janë të gatshëm t’i japin politikanëve bullgar fletë të bardhë të zbrazët që ata të mbushin me kërkesa, të njëjta si ata në Deklaratën bullgare ku mohohet gjuha, identiteti dhe historia e Maqedonisë”, potencoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Zaev së bashku me Dimitrovin dhe Osmanin, përveç se me presidentin Radev, është paraparë që të takohen edhe me kryeministrin teknik Stefan Janev, ndërsa duhet të kenë takim edhe me partitë më të mëdha politike. Përndryshe, këtë periudhë ekziston ofanzivë e përforcuar nga krerët shtetërorë të Maqedonisë, si dhe nga personalitete të larta shtetërore nga vendet e BE, për gjetjen e zgjidhjes për integrimin evropian të vendit tonë.