Zaev: Nëse s’ka vendim për datë, Qeveria jonë është e vdekur

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar mosarritjen e një vendimi unanim në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për të cilët tha se nuk kishin kurajë të mjaftueshme për të vendosur dhe për ta mbajtur të motivuar Maqedoninë e Veriut, e cila nuk do të bëhet menjëherë vend anëtarë, shpjegoi Zaev.

Problemi është Franca me kërkesat e saj për reforma dhe metodologjinë e re, tha Zaev duke shtuar se reformat mund të bëhen paralelisht me motivimin për shtetet kandidate, duke iu dhënë atyre datë për nisje të negociatave.

“Nëse këtë të enjte dhe të premte vendimi do të jetë “jo” ose do të ketë një shtyrje tjetër, të mërkurën qeveria jonë do të jetë e vdekur, flas publikisht për këtë! Pse? Jo se do të jemi të ndjeshëm për shkak të kësaj, sepse është vendim që nuk varet prej nesh sepse ne kemi bërë gjithçka, por do të humbet maxhoranca në Kuvend. U kemi premtuar atyre përgatituni, votoni për ndryshimin e emrit, për ndryshimet kushtetuese, aprovoni marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, sepse nëse i bëjmë këto Evropa na ka premtuar se do të japë vendim për nisje negociatash” tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev përmendi edhe ndikimet ruse, kineze dhe turke si rrezik i mundshëm të cilët përmes Ballkanit Perëndimor mund të ndërhyjnë në Evropë me axhendat e tyre. Kjo mund të vijnë si mungesë e një perspektive dhe motivimi eurointegrues dhe mund të kthejnë edhe radikalizmi dhe populizmi mund të kthehen sërish tha Zaev.