Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka vizituar shkollën Pustecit në Shqipëri, ku jeton komuniteti maqedonas. Ai atje ka dërguar libra shkollor që fëmijët të mësojnë gjuhën e tyre amtare.”Edhe në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mësojnë shqip. Të njëjtën gjë shohim edhe në Shqipëri, ku në zonat ku banojnë maqedonas, mësohet në gjuhën maqedonase. Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Zaev.
“Sollëm libra shkollor për fëmijët që të mund ta përkryejnë gjuhën e tyre amtare, por njëkohësisht sot sollëm edhe donacion prej 30 mijë euro, të cilën e siguruam nga kompani donatore nga RMV, për të vazhduar ky projekt i përbashkët për ndërtimin e stadiumit dhe oborrin e shkollës. Sot sollëm 50% të donacionit, 50% do të arrijë në mars”, deklaroi Zaev.
