Tema e çështjeve të hapura mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe bllokimit nga ana e Bullgarisë u hapën edhe në Samitin e Ballkanit perëndimorë i organizuar nga Economist. Kryeministri Zaev theksoi se vendi ynë i ka përmbushur kushtet për fillim të negociatave me BE, ndërsa ekziston mundësia për arritjen e zgjidhjes me Sofjen zyrtare dhe de-bllokimin nga ana e saj pas zgjedhjeve në Bullgari. Kemi tema para dyja palëve dhe ekziston zgjidhje, theksoi kryeministri.
“Para pak kohe pashë edhe sinjale pozitive nga Bullgaria. Ata e kuptojnë këtë. Kur flasim me njëri tjetrin, edhe në konferencat e përbashkëta për media ata thonë gjuha dhe populli maqedonas, megjithatë zyrtarisht nuk i njohin. Shpresojmë që do ta zgjidhim edhe këtë. Së pari çështjen e bllokadës, mendoj se mundësitë do të rriten për 50%”, tha Zaev.
Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, duke folur për Samitin që u mbajt para pak kohe në Bërdo – Kranj, tha se përveç porosisë së qartë nga BE se rajoni duhet të integrohet, mungon zgjidhja konkrete. Theksoi se edhe Bullgaria duhet ta ndërmarrë obligimin e vet.
“Kthimi i besimit të njerëzve këtu në perspektivën evropiane dhe se kjo është e mundur, do të varet nga ajo se a kemi aksion konkret. Nuk është e drejtë që të akuzohet BE për këtë, për shkak se ajo është organizatë që funksionon me kompromisin e 27 vendeve anëtare, mungon edhe një. Sofja fqinje duhet ta ndërmarrë obligimin e vet”, deklaroi Dimitrov.
Në Bullgari muajin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet parlamentare për të tretën herë me radhë, por edhe zgjedhje presidenciale. Nëse do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet mes përfaqësuesve maqedonas dhe bullgar do të varet edhe nga ajo se sa shpejtë Bullgaria do të formojë Qeveri.
