Zaev: Më vjen keq, s’ka përparim në negociata

TË FUNDIT

Interi gjunjëzoi Milanin

Emocione, gola, sherr, karton të kuq, por në fund triumfon Inter. Derbi i Milanos në Kupën e Italisë vishet zikaltër...

Kosnett: Marrëveshja e Washingtonit mbetet në fuqi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim...

Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

Donald Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ndalon atë të...

Thomas Tuchel do të zëvendësojë Lampardin

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare...

Biseda e parë telefonike Putin-Bajden

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe homologu i tij rus, Vlladimir Putin, për herë të parë pas zgjedhjes së...

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se nuk ka përparim në negociata dhe se sipas tij dhe presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski të dielën duhet të jepet mandati për formim të Qeverisë.

“Më vjen keq se ende nuk ka përparim në bisedime. Sipas presidentit të shtetit, sa jam i informuar, afatet tash më rrjedhin për dhënien e mandatit. Sipas kryetarit të Kuvendit, ai mendon se njëherë duhet të zgjedhet kryetari dhe më pastaj rrjedhin afatet. Meqë presidenti i shtetit mendon se rrjedhin afatet, kjo do të thotë se të dielën do të duhet të dorëzohet mandati”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kur u pyet se a kanë ngecur negociatat në pjesën e kryeministrit shqiptar, Zaev me përgjigje: Nëse hy në ato komente, nuk do ta ndihmoj procesin negociues.

Edhe pse disa herë u pyet, refuzoi të tregojë se ku kanë ngecur negociatat dhe pse ende nuk ka marrëveshje./TV21

TË NGJAJSHME