Zaev: Me rëndësi është të kemi barazi për të gjithë, të mos ndahet administrata publike, nga të punësuarit në sektorin privat

TË FUNDIT

Nuk do të lejojmë kjo të ndikojë në sjelljen e të gjithë qytetarëve në pjesën e kryerjes së punës, në pjesën e përgjegjësisë lidhur me infektimin apo informimin se dikush ka qenë në kontakt me persona të infektuar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i pyetur nëse me shkurtim të rrogës të personave të cilët janë të sëmurë apo në izolim për shkak të KOVID-19 do të nxitet fshehja e kontakteve.

Lidhur me masat për izolim, Zaev pas Këshillit të sigurisë, theksoi, se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale dha sqarim se si kjo zgjidhet në nivel të shtetit.

“Qeveria diskutoi rreth kësaj çështje. Ligji dhe sistemi ynë ka zgjidhje. Kjo zgjidhet drejtpërdrejtë përmes Fondit për shëndetësi për të gjithë, e më pas kjo dihet kur paguajnë edhe ndërmarrjet private periudhë më të madhe nga pjesa e mjekimit, përkatësisht qëndrimi në shtëpi nga ana e qytetarëve”, deklaroi Zaev.

Qeveria, theksoi ai, shqyrtoi mundësi për administratën publike të jetë 100 për qind e paguar, por ajo, siç tha, dërgon porosi për jobarazi, në pajtim me ligjet në shtet.

“Për atë, definimi i saktë mund t’ju japë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale. Dhe gjithsesi, nuk do të lejojmë kjo të ndikojë në sjelljen e të gjithë qytetarëve në pjesën e kryerjes së punës, në pjesën e përgjegjësisë lidhur me infektimin apo informimin se dikush ka qenë në kontakt me njerëz të infektuar”, deklaroi Zaev.

U vlerësua, theksoi ai, për më shumë kombinime të mundshme të cilat janë në disponim.

“Por, u shqyrtua edhe mundësia praktike të zbatohen kombinimet e tjera. Një pjesë është zgjidhje ligjore, të cilat duhet të sillen, ndërkaq neve na duhen vendime të shpejta, sepse prej sot njerëzit duhet të dinë se çka po ndodhë me këtë gjë. Mbetet t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, nëse ka implikime të papritura apo të panevojshme. Qeveria është e përgatitur çdo ditë të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendime, ndërkaq besoj se edhe Parlamenti për gjëra të këtilla të rëndësishme nëse nevojitet zgjidhje ligjore”, deklaroi Zaev.

Me rëndësi është, theksoi ai, kjo të jetë e barabartë për të gjithë.

“Me rëndësi është të kemi barazi për të gjithë, të mos ndahet administrata publike, sepse Qeveria mund të sjellë edhe vendim tjetër, nga të punësuarit në sektorin privat”, deklaroi Zaev.