Zaev: Me Bullgarinë kemi detyrim të përbashkët për të përmirsuar marrëdhëniet

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, në dalje për media theksoi se me Bullgarinë kanë detyrim të përbashkët për të përmirësuar marrëdhëniet ndërfqinjësore, raporton TV21.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është vendosur për marrëdhënie të mira me respektimin e dy marrëveshjeve, atë të Prespës dhe marrëveshjen me Bullgarinë për fqinjësi të mirë.

“Vendi jonë është i vendosur për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë që solli energji të re edhe rinovim të intensitetit për zgjerimin e BE-së, me vendet nga rajoni. Miqve tanë evropian u theksova që me Bullgarinë kemi një detyrim të përbashkët që t’i përmisojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe këtë jemi duke e bërë”, deklaroi Zoran Zaev.