ZAEV ME 39 KËSHILLTARË TË JASHTËM, CVETKOVSKA: KLIENTELIZËM I THELLË

TË FUNDIT

Kryeministri Zaev ka 39 këshilltarë të jashtëm nga pothuajse të gjitha fushat, si nga ekonomia, diplomacia, shëndetësia, sporti, politika rajonale e kështu me radhë. Për 39 bashkëpunëtorët e jashtëm të cilët  janë të angazhuar aktualisht, shteti  paguan 307,000 euro në vit me para nga buxheti i shtetit. Ndërsa paga minimale e një këshilltari të jashtëm të kryeministrit Zaev për një muaj fillon nga 30 mijë denarë  dhe shkon deri në 1500 euro. Midis tyre ka profesionistë të shquar nga vendi dhe ndërkombëtarë, por ka edhe angazhime kontroverse thonë nga Laboratori i gazetarisë hulumtuese. Gazetarja hulumtuese, Sashka Cvetkovkska thotë që ky hulumtim nuk ta të bëjë me personat personalisht por me klientalzimin e thellë me të cilën funksionon kjo shoqëri.

“Disa prej tyre janë njerëz anonim disa prej edhe të njohur për opinionin por pyetje është për çka janë të njohur. Disa janë të njohur sepse janë i biri i dikujt, disa janë silexhi rrugaçë dhe të tjerët janë persona kompetencat e të cilëve janë të diskutueshme. Më e rëndësishme nga kjo është qe ne nuk kemi sistem që këto persona të angazhohen, sistem në të cilin do të mund të punonin në bazë të disa shërbimeve ose në bazë të ndonjë bagazhi profesional”, theksoi Sashka Cvetkovska gazetare.

Edhe i arratisuri Nikolla Gruevski nga Budapesti ka reaguar për këshilltarët e kryeministrit Zaev. Edhe pse i njëjti gjatë kohës së qeverisjes së tij kishte plotë 91 këshilltarë për të cilat shtetit i kanë kushtuar 1.7 milion euro në vit.

“Në funksion ka vendosur dhjetëra kujdestarë mediumesh të ashtuquajtur analist të pavarur, gazetar redaktor dhe propagandues të tjerë, dhe pjesa më e madhe e tyre në një mënyrë ose tjetër, fshehurazi ose hapur, e të paguar pikërisht nga paratë e popullit dhe detyrën e vetme e kanë  të shpërndajnë  propagandë të rrejshme kundër meje dhe kundër VMRO-DPMNE-së”, potencoi Nikolla Gruevski.

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me 39 bashkëpunëtorë të jashtëm dhe me këshilltarët e posaçëm në kabinetin e tij, ka gjithsej 63 këshilltarë. Kontratat e bashkëpunëtorëve të jashtëm janë autoriale dhe për periudhë të kufizuar kohore. Numri i bashkëpunëtorëve është i ndryshueshëm.

Përgatiti: Valmira Zendeli