Zaev: LSDM do t’i mbështesë partnerët e koalicionit

TË FUNDIT

Gjithkund ku LSDM-ja nuk ka kandidatë për kryetarë të komunës në rreth të dytë nga zgjedhjet lokale 2021, dhe nga e kundërta është opozita, mbështetja e anëtarësisë sonë do të jetë për partnerët e koalicionit, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili sot ishte në Ohër.

“Qeveria e koalicionit dhe koalicioni kombëtarë është i qëndrueshëm, me shpresë se kjo do e përforcon edhe në të ardhmen, Dërguam mesazh të qartë të demokracisë dhe lirisë për përcaktimin e listave, por edhe të qytetarëve përmes listave të pavarura. Por në rreth të dytë do bashkohemi. Në komunat ku janë të pranishëm vetëm partnerët e koalicionit, si në Dollnen, Haraçinë, Çashkë në rrethana të tilla do të tentojmë të fitojmë vetëm si LSDM duke bërë fushatë pozitive. Atje ku janë BDI dhe BESA, ua lëmë qytetarëve të vendosin se për kënd do të votojnë për qytetin e tyre”, tha Zaev duke nënvizuar se bëhet fjalë për qasje parimore.

Në lidhje me kandidimin e Ramiz Merkos për punën e së cilit personalisht kishte vërejtje, Zaev tha se pas vërejtjeve të thëna kishte mjaftë ndryshime.

Ai tha se Merko e ka mbështetjen, dhe se beson kjo mbështetje e natyrshme do ta bëj atë fitues, ndërsa kritika janë të shëndetshme, të mirëseardhura, përmes tyre mësojmë për të mundur më mirë dhe në mënyrë më efikase për tu shërbyer qytetarëve.

“Merko ka për obligim të vazhdoj edhe më tej të punoj në heqjet. E dini UNESKO na dha dy vite periudhë para nesh të rregullojmë punët, por ata nuk do të na falin. Ohri është ohridasve, struganëve i të gjithë neve, është pasuri botërore. A është Zaevi, Kosta, Ramizi apo kushdo qoftë, detyra jonë është që para gjeneratave të ardhshme ta ruajmë atë”, tha Zaev.