Kryeministri i vendit Zoran Zaev në dalje për media pas vaksinimit u pyet edhe për takimin e ditës së nesërme që pritet të mbahet mes presidentit të shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zaev tha se është pro dialogut duke shtuar se me dialog kanë arritur sukses.
“Unë jam pro dialogut, le të ketë dialog, e dini se pas dialogut arritëm sukses me z.Mickoski dhe pas asaj kishim dialog me z.Sela dhe z.Gashi të gjithë këto dhanë, nëse jo tërësisht por dhanë rezultat. Takimi i presidentit të vendit Stevo Pendarovski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mund të ketë vetëm dobi, nuk ka asgjë të dëmshme nga kjo. Do të njoftojnë për çfardo që të flasin. Apeloj, për çfarëdo që të flitet, të kërkohet zgjidhje, por të respektohen vlerat për të cilat shumica e qytetarëve presin që të respektohen”, deklaroi Zaev.

