Zaev: Kiçeec ka marrë leje për mjekim

TË FUNDIT

Kryeministri Zaev para gazetarëve ka komentuar edhe aksidentin e së shtunës që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë e ku i përfshirë në aksident ishte edhe Zoran Mileski – Kiçeec, transmeton TV21. Për rastin në fjalë, ai tha se është njoftuar nga mediat, por siç e ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Kiçeec ka pasur dokument për shërim.

Për ngjarjen u njoftova nga media, së pari dua ti shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë. Bisedova me drejtorin e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve dhe me informoi se ka pasur dokumentacion për shërim. Kjo është e drejtë e çdo të burgosuri, me të cilën ka të drejtë për pushim vjetor, ka të drejtë për fundjavë, pra ka të drejtën e mjekimit. Për detaje ju drejtoj në Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve. Unë nuk e di ai pse ka shkuar në Shkup, ndoshta për shkak të ndihmës mjekësore duhet të pyesni në Drejtori”, u shpreh Zaev.